Lefter Maliqi në KAS: Do kallëzoj Celibashin! Institucionet janë të kapura, por do t’i ...

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar për kryetar të Bashkisë së Kuçovës Lefter Maliqi paralajmëron një padi ndaj kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.
Lefter Maliqi: Mua më kanë penguar të bëjë kallëzim ndaj Celibashit. Po tani do kallëzoj Celibashin. Edhe këto pak ditë, pasi në datën 10 është gjyqi për kallëzim të rremë ndaj Hajdarit, por kemi bërë edhe kallëzime të tjera për këtë peng të oligarkut Salillari. Nuk është ndonjë habi e madhe. Priteshin këto vendime gjysëm politike.
Sepse kur lideri i PD vazhdon të jetë me një vendim antikushtetues në arrest hstëpie. Të gjithë e dinë që institucionet janë të kapura. Bashkë me avokatët do t’i shkojmë deri në fund.
Edhe sot nuk erdhi por solli avokatin e vetë, pa letra pa gjë me duar në xhepa. Besoj dhe shpresoj që të gjithë këta që bëjnë biznes me taksat e qytetarëve të përgjigjen para drjetësisë.


