“Lavdi martirëve” Meta: Përkujtojmë sot luftëtarët e lirisë të Kryengritjes antikomuniste të Postribës

“Lavdi martirëve” Meta: Përkujtojmë sot

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan në Facebook se përkujton me nderim dhe mirënjohje të thellë luftëtarët e lirisë që 78 vite më parë i prinë trimërisht Kryengritjes antikomuniste të Postribës.

Meta: Me nderim dhe mirënjohje të thellë përkujtojmë sot luftëtarët e lirisë që 78 vite më parë i prinë trimërisht Kryengritjes antikomuniste të Postribës, për t'u martirizuar, burgosur dhe internuar në emër të dinjitetit njerëzor, demokracisë dhe lirisë, për të frymëzuar në çdo kohë përpjekjet e shqiptarëve për mbrojtjen e këtyre vlerave! Lavdi përjetë martirëve të Postribës, Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë që dhanë jetën për Liri, Demokraci dhe Flamur!

 

EMISIONET