“Harabeli” në kafaz - Gjykata e Lartë rrëzon Ajola Xoxën dhe Arbër Veliajn
Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të enjte kërkesat e rekursit të bashkëshortes së kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, Ajola Xoxës dhe vëllarit të tij Arbër Veliaj,
Për shqyrtimin e kësaj kërkese ishte caktuar si relator Ilir Panda. Bëhët fjalë për veprimet e zhvilluara me datën 6 dhjetor ku agjendet e BKH u paraqiten në zonën rezidenciale "Kodra e Diellit".
Pas kësaj, kontrolle u zhvilluan edhe në qendrën "Harabel" ku edhe aty janë sekuestruar sende me vlerë për hetimin.
Ndërkohë në bazë të provave të mbledhura, SPAk-u i kërkoi gjykatës arrestimin e Erjon Veliajt, kërkesë kjo që gjeti pajtueshmeri ligjore edhe nga Gjykata e Posaçme, dhe më pas edhe nga Apeli i GJKKO-së.
AKUZA E RE PËR ERION VELIAJN
Kujtojmë se sot për herë të parë prej arrestimit kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj është marrë në pyetje prej SPAK.
Në Prokurorinë e Posaçme i shoqëruar me furgonin e policisë u paraqit rreth orës 10, për t’u larguar prej aty pas dy orësh
Në 13 mars ishte gjykata e apelit që vendosi të lërë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj tij, ku SPAK u mësua se paraqiti dokumente të reja për të mbështetur pretendimet se kryebashkiaku ushtronte presion ndaj BKH dhe prokurorëve të dosjes.
Gjithsesi nuk dihet nëse ai është marrë në pyetje në lidhje me këto element dhe përhapjen e lajmeve përmes së cilëve sulmoheshin përfaqësuesit e akuzës.
Por mësohet se atij i është komunikuar një akuze e re në bazë të nenit 324/a që parashikon futjen e sendeve të ndaluara në qeli. Madje një pjesë të përgjimeve të komunikimeve të tij SPAK i paraqiti edhe në Apel.
Hetimet ndaj tij po zhvillohen në akuzën për korrupsion dhe pastrim të parave. 5 biznesmenë janë po ashtu nën masë sigurie, ku Elman Abule është në arrest shtëpie dhe katër të tjerë në detyrim paraqitje. Të njëjtën masë si këta të fundit e ka dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa.
Dëshmia të mërkurën iu mor dhe biznesmenit Abule, ndërsa të martën ishte dhe sekretari i përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës Alban Dokushi.
Në dosje SPAK thotë se u zbulua një sistem kompleks i lëvizjes së parave të fituara në mënyrë të paligjshme.