ZVËRNEC, RAMA: SHTETI NUK PO FAL ASGJË/ Kryeministri: Investimi në zonë po bëhet në pronë private

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shteti nuk po fal asnjë pronë në projektin turistik në Zvërnec, duke i cilësuar zërat për dhënie toke publike si “lajm të rremë”. Sipas tij, zona ku po investohet është tokë private dhe investitorët e kanë marrë nga pronarë privatë. Rama shtoi se shteti është i përfshirë vetëm në projektin në ishullin e Sazan, ku ende vijojnë negociatat.

“Shteti nuk po fal asgjë.” Kjo ishte përgjigje e kryeminsitrit Edi Rama, në lidhje me zërat që kuzojnë se po falet tokë publike me projektin turistik në Zvërnec

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e “Albanian Digital Solution”, kreu i qeverisë tha se prona ku po investohet në Zvërnec është tokë private.

Rama: Më vjen natyrshëm të them dhe për zhurmën e madhe që është ngritur mbi një lajm të rremë me demek se shteti, po flas Zvërnecin, shteti nuk po fal asgjë, sepse shteti aty nuk ka asgjë. Ajo është një pronë private, denbabaden. Investitorët e përfshirë në atë proces janë tejet seriozë të cilët atë pronë e kanë marrë nga privati.

Kryeministri e sqaroi edhe njëherë se shteti shqiptar është vetëm pjesë e projektit vetëm në zonën e ishullit të Sazanit.

Rama: Shteti po, ka pasuri në anën tjetër të projektit, që është ishulli i Sazanit, ku ende sot nuk kanë mbaruar negociatat, pasi Korporata Shqiptare e Investimeve është pjesë e projektit. Shteti shqiptar do të jetë aty dhe toka e ishullit do të jetë aty e shtetit shqiptar.

Momentalisht një pjesë e plazhit të Pishë Poros, pjesë e peizazhit të mbrojtur natyror Vjosë-Nartë, është e rrethimit me tela me gjemba nga një kompani ndërtimi, e cila ka siguruar leje nga qeveria shqiptare për zhvillimin e një resorti turistik në zonë me një sipërfaqe prej 2.5 hektarësh.

Rrethimi është kundërshtuar nga shoqëria civile dhe ambientalistë të cilët ë kanë cilësuar si shkatërim të zonës së mbrojtur dhe habitatit të florës e faunës atje.

EMISIONET