Kërkoi ndryshimin e masës, GJKKO lë në burg Metën, avokati i ish-presidentit: Beteja vijon në Apel

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hedhur poshtë kërkesën e avokatëve të ish-presidentit Ilir Meta për një masë më të butë sigurie.

Edhe kësaj here, GJKKO vendosi që masa e “arrestit me burg” të mbetet në fuqi.

Kërkesa për revokimin ose zëvendësimin e masës së sigurisë u shqyrtua në seancë paraprake nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Avokatët e Metës kërkuan që masa të zëvendësohet me një më të lehtë, si detyrim paraqitjeje apo ndalim i daljes jashtë shtetit, por gjykata e refuzoi.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore për revokimin e masës së sigurisë, avokati Cakrani tha se kreut të PL, Ilir Meta i janë shkelur të gjitha të drejtat politike, madje duke mos pranuar që të bëntë fushatë qoftë dhe në paraburgim, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Për Cakranin, vendimi i kësaj të premteje, ishte politik, duke shtuar se të gjitha dosjet e liderëve të opozitës për çudi i bien vetëm gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka.

Sipas avokatit, beteja do të vijojë në shkallën tjetërt ë gjyqësorit, Apelin e GJKKO.

''Në kërkesën tonë kemi parashtruar disa vendime të gjykatës evropiane.

Të gjithë liderët e opozitës i bien për shqyrtim gjyqtares Irena Gjoka, e prisja këtë dhe e dija që do ta rrëzonte kërkesën.

I janë shkelur të drejtat politike, s’i është lejuar të bëjë fushatë edhe në ambientet e paraburgimit. Gjyqtarja s’dëgjon.

Ne do vazhdojmë në Apelin e  GJKKO, shpresojmë që kjo gjykatë të ngrihet në lartësinë e duhur.

Ne do i shterrojmë të gjitha gjykatat. Gjykata e Lartë është inekzistente në Republikën e Shqipërisë.

S’ka dhenë asnjë vendim, as shqyrtim, vetëm mospranim rekursi''.

EMISIONET