Kuvendi miraton ndryshimet në qeveri/ Opozita kundër Ervin Metes, Bardhi: Votimi antikushtetues
Katër ditë pas emërimit të katër kolegëve të tyre në kabinetin qeveritar, edhe Ervin Mete ka marrë votën e deputetëve për të drejtuar ministrinë e financave. Ndërsa paraardhësja e tij në këtë detyrë Delina Ibrahimaj do të ketë portofolin e ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.
Për opozitën votimi i Metes është antikushtetues pasi më parë do të duhej votimi për ta shkarkuar nga drejtuesi i autoritetit të mbikqyrjes financiare.
"Ky është një dekret në kundërshtim me kushtetutën e Shqipërisë. Presidenti ka dekretuar si ministër një zyrtar publik që nuk mund të emërohej për shkak të një ushtrimi të një funksioni tjetër publik", tha Bardhi.
Mësohet se çështja e ministrit të ri të financave do të ankimohet në gjykatën kushtetuese. Do të jenë deputetët e renditur pro Gazmend Bardhit e të bashkuar me Berishën që do të firmosin nismën, ku institucioni më i lartë i drejtësisë në vend do të japë vulën nëse ishte apo jo i drejtë procesi.
Por pavarësisht kundërshtive pak orë pas votimit, dy ministrat bënë betimin në presidenc me dorën mbi kushtetutë

