Kuvendi, Korreshi: Basha për 1 vit nuk erdhi në forumet tona, bashkë me Berishën pengojnë bashkimin e demokratëve
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi përmes një lidhjeje "Skype" foli për Ora News në lidhje me punimet e Kuvendit Kombëtar të thirrur këtë të shtunë nga Lulzim Basha.
Korreshi tha se Basha nuk ka ardhur për 1 vit tek forumet e PD dhe se kurrë nuk ka thënë se do rikthehet.
"1 vit Basha nuk erdhi në forumet tona. Basha kurrë nuk tha që do të rikthehet. Lulzim Basha të dali në terren dhe të shikojë sa mbështetës ka.
As Basha as Berisha nuk është kryetar i partisë demokratike. Kryetari do zgjidhet me votat e gjithë demokratëve.
Nuk do doja që të kandidonte më as Lulzim Basha as Sali Berisha. Demokratët nuk duhet të zgjedhin Berishën dhe Bashën, pasi ato janë mollë sherri.
Opozita është reale dhe denoncon të gjitha aferat korruptive. Pengesat kryesore për bashkimin e demokratëve janë Berisha dhe Basha", tha ndër të tjera Korreshi.