Kushtetuesja kalon në seancë plenare kërkesën e Berishës për shfuqizimin e masës "detyrim paraqitje"
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë plenare kërkesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha për të shqyrtuar vendimet e Gjykatës së Posaçme për masën e “detyrimit paraqitje”.
Bashkë me të, Gjykata Kushtetuese ka kaluar edhe çështjen në ngarkim të Jamarbër Malltezit.
Në kërkesën e tij Sali Berisha kërkonte “Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”
“Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh”-thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.