Kush e kërcënon Erionin? Sula: Në këmbim të heshtjes, Rama po i jep një dorë Veliajt për azil politik, a është kjo një marrëveshje?

Kush e kërcënon Erionin? Sula: Në këmbim të heshtjes,

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar me një postim në Facebook, ku akuzon Kryeministrin për përpjekje të fshehta për ta ndihmuar Veliajn të fitojë azil politik, duke e paraqitur situatën si një lëvizje të mundshme për të shmangur ndjekjen ligjore.

Ai e sheh këtë si një kontradiktë, pasi Rama, si kreu i qeverisë, ka mundësinë të sigurojë jetën e Veliajt me mjete të tjera, duke nënkuptuar se mund të ketë një marrëveshje pas kësaj situate.

Deputeti i PD-së hedh gjithashtu dyshime mbi mundësinë që Veliaj të shpëtojë nga ndjekja ligjore, por në këmbim të heshtjes. Sula sqaron se kjo mund të jetë një marrëveshje win-win, ku të dy palët mund të dalin fitues.

POSTIMI I PLOTË:

A po e ndihmon kryeministri Rama, Veliajn të fitojë azil politik?

Kryeministri i Shqipërisë paska dalë sot dhe paska dhënë alarmin se familjes së kryebashkiakut të Tiranës, Veliaj po i rrezikohet jeta. Këtë e thotë kryeministri i vendit që i ka të gjitha institucionet e inteligjencës dhe mund të marrë të gjitha masat që jeta e tij dhe familjarëve të tij të jetë e sigurtë.

Por me sa duket njësoj sic bëri me ish-zëvendësin e tij, kreu i qeverisë duket se po i jep një dorë që Veliaj të marrë azil politik nëse e mendon. Kush nga shtetet sdo jepte azil një pushtetari në një kohë që del kryeministri e thotë që të rrezikohet jeta.

A është kjo një marrëveshje win-win. Po të shpëtoj nga prangat por mos fol?

EMISIONET