“Kurrë s’u është mohuar deputetëve e drejta e pyetjeve”, Topalli: Po rrëshqite nga Rregullorja, do ketë vetëm kaos
Deputetja demokrate, Jozefina Topalli, gjatë fjalës së saj në Kuvend, kërkoi që deputetët të adresojnë pyetjet e tyre drejtpërdrejt kundrejt kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili do të raportojë sot në Parlament.
Topalli tha se nuk ka ndodhur kurrë që deputetëvë t’u mohohet e drejta e pyetjeve në Kuvend, pasi mazhoranca kërkoi që deputetët të depozitojnë pyetjet e tyre për Dumanin në fillim të seancës plenare.
Më tej ajo tha se dhe ajo vetë kur ishte kryetare e Kuvendit kur në pushtet ishte PD-ja ka votuar kundër kryeprokurorëve të propozuar nga mazhoranca.
Topalli: Nuk ka ndodhur kurrë që deputeti ka dashë me bë pyetje dhe atij t’i mohohet e drejta e pyetjes.
Urdhri politik që ju keni marrë është për ti mbyllur gojën opozitës.
Ju thatë që ne këtë e bëjmë për të mbrojtur shtetin. Autoritarizmi fillon në këtë pikë kur pushteti flet për shtetin.
Kurrë nuk është mohuar e drejta e pyetjes.
Unë kam votuar kundër prokurorëve të përgjithshëm të propozuar nga mazhoranca kur isha kryetare e Kuvendit.
Ke vetëm një zgjedhje rregulloren, sa herë të rrëshqasësh nga rregullorja këtu do të ketë kaos.

