Kur Erion Veliaj bën viktimën me avokatët e tij ...

Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në burgun e Durrësit me 13 akuza, tashmë zyrtarisht nga SPAK-u, të cilat janë çuar në Gjykatë dy ditë më parë, bëri një postim të gjatë në rrjetet sociale.

Erion Veliaj përdori shumë nga tezat e tij, të cilat CNA po i zbërthen një nga një ditë pas dite, për të treguar se kishim të bënim me një pionier në burg apo me sjelljen e një fëmije, aq sa sjellja e tij ndoshta është ndëshkimi i tij publik.

Mjaftojnë postimet, qasja që ka ndaj hetimeve, sjellja prej një fëmije, që të jetë ndëshkim për Erion Veliajn.

Një ndëshkim publik nga braktisja masive që i bënë njerëzit për qasjen që ai ka ndaj së vërtetës, pasi një zyrtar që dje ishte njeriu më i mbështetur nga mediat, nga njerëzit, tashmë duket se është në fëmijërinë e tij publike.

Pra, edhe për ta njohur njerëzit vërtet se sa dinjitoz është ai dhe në fakt atje ku ndodhet ka burra shumë dinjitozë që bëjnë diferencën me të, mjafton të shikoni qasjen e Lefter Kokës, Alqi Bllakos, Ilir Beqajt, për të kuptuar diferencën.

Sot po kapim një tjetër pikë.

Erion Veliaj thotë në postimin e tij se nuk po i lejohet të takojë avokatët e huaj. Viktimizohet edhe me këtë çështje. I përdor herë pas here disa teza me një qëllim të vetëm, finalja e tij të jetë Strasburgu, mjafton të fitojë diçka në Strasburg se nuk ka rëndësi çfarë është ajo, mjafton ai diçka të fitojë.

Kur Erion Veliaj bën viktimën me avokatët e tij ...

Prandaj dhe viktimizohet pafundësisht duke u sjellë thuajse si një fëmijë, duke përdorur terma viktimizimi.

Një nga çështjet është kjo e avokatëve, ku Erion Veliaj thotë se nuk është lejuar të takojë avokatët e tij ndërkombëtarë.

Pyetja është e thjeshtë.

A e lejon ligji, që Erion Veliaj të takojë avokatë nga SHBA-ja apo Britania e Madhe?

Në fakt, ligji për avokatët e thotë qartë:

“Mund të kesh një avokat të njohur në vendet e BE-së”.

Kur Erion Veliaj bën viktimën me avokatët e tij ...

Pra, Erion Veliaj po na thotë se po i ndalojnë avokatët e tij nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, por harron të thotë se e ndalon ligji, nuk ia ndalojnë as prokurorët e as gjykata. Në fakt, gjykata e bëri.

Kujtojmë pak muaj më parë kur avokatët e tij amerikanë shkuan para dyerve të GJKKO-së dhe gjyqtari Engert Pëllumbi i la pas dere sepse ligji shqiptar njeh vetëm avokatët e certifikuar apo të njohur në vendet e BE-së. As SHBA-ja, as Britania e Madhe nuk janë në BE.

Së dyti, Erion Veliaj thotë se nuk lejohet që të takojë avokatët e tij të huaj megjithëse ia ndalon ligji. Por dhe sikur gjyqtarët dhe prokurorët t’ia toleronin që të takonte këta avokatë të huaj famozit Erion Veliaj, i cili jeton në një tjetër univers dhe për të duhet të kemi të tjera standarde sipas vetë atij, ka një problem tjetër: Kodi Penal e ka të përcaktuar qartë, ti mund të marrësh vetëm dy avokatë, mund të përfaqësohesh vetëm nga ata të dy. Erion Veliaj i ka Ermir Betën dhe Artur Selmanin. Të dy janë avokatët mbrojtës të tij, por ligji e përcakton qartë që nuk lejohet i treti, duhen vetëm dy!

Ama Erioni thotë jo. “Unë mund të mbaj këta të dy, mund të kërkoj një të tretë dhe një të katërt nga SHBA-ja apo Britania e Madhe”, megjithëse ligji është i qartë dhe e ndalon.

Lejohen vetëm dy avokatë dhe Erion Veliaj i ka. Ligji e ka të qartë, lejohen vetëm avokatë nga vendet e BE-së dhe jo nga SHBA-ja apo Britania e Madhe.

Këto janë viktimizimet të cilat i bën Erion Veliaj që më pas t’i përdorë si flamuj në Strasburg.

Por nuk ka se çfarë të përdorë dhe po sillet si një kalama, pasi ligji e thotë qartë.

Jo në Strasburg, por në Hënë të shkojë, kur ligji e thotë qartë ti duhet të kesh avokat nga vendet e BE-së, do ta gjesh vetëm nga vendet e BE-së, kur ligji e thotë qartë se të lejohen vetëm dy avokatë, të lejohen vetëm dy!

A do të ketë zgjidhje Erion Veliaj?

Ai e ka në tavolinë, prandaj theksojmë se sillet si një kalama, sepse shumë thjesht një nga avokatët që ka, ose zotin Selmani, ose zotin Betja mund t’i heqë dhe të fusë një avokat të huaj që vjen nga Franca, Italia, Gjermania etj., ndoshta dhe partnerë të këtyre studiove ligjore që ai ka zgjedhur nga SHBA-ja dhe Britania.

Mund të gjejë partnerë europianë, të heqë avokatët që ka dhe do të ketë dy avokatë, të ketë dhe këtë të huajin që do dhe ta takojë sa herë të dojë se avokatët shqiptarë Erion Veliaj i ka takuar të dy sa herë ka dashur dhe kur ka dashur dhe si ka dashur dhe s’e ka penguar askush.

Mund të heqë njërin prej tyre dhe të marrë një avokat të vendeve të BE-së e ta takojë sa herë të dojë siç e përcakton ligji dhe jo të shkelet ligjit se ky e ka emrin Erion Veliaj dhe mund të bëjë ç’të dojë me ligjin apo me rregullat siç bënte me projektet e bashkisë, me OJF-të. Me Ajolën që hapi dhjetëra organizata, përfshiu të gjithë familjarët dhe Erioni firmoste paratë që në fund shkonin te xhepat e saj.

Kjo nuk mund të ndodhë dhe nuk duhet të ndodhë në një shtet ligjor, në një shtet të së drejtës, ku të gjithë janë të barabartë.

Pse Erioni duhet të ketë 5 avokatë kur ligji e thotë të gjithë mund të kenë vetëm dy?

Pse Erionit duhet t’ia pranojnë avokatët nga Britania dhe SHBA-ja kur ligji e thotë qartë që duhet të jenë nga vendet e BE-së?

Kush është Erion Veliaj?

Një kalama që po viktimizohet në burg, ndërkohë që ka 13 akuza dhe një dosje të dytë penale siç e njoftoi kreu i SPAK-ut, Altin Dumani.

Ndaj dhe kemi të bëjmë me një fëmijë që dikur ishte një “Fatos” dhe më pas bëhej një pionier.

Nuk dihet në cilën fazë është Erion Veliaj tani, edhe pse pas kaq muajsh ndodhet në burgun e Durrësit./ CNA

EMISIONET