Kundër ligjit “Për zonat e mbrojtura”, Zhupa në Kushtetuese: Një betejë për mbrojtjen e pasurisë kombëtare

Këtë të hënë në orën 11:00, në Gjykatën Kushtetuese do të zhvillohet për ligjin “Për Zonat e Mbrojtura”, i cili për opozitën është një ligj antikushtetues.

Teksa lajmëron pjesëmarrjen e saj në këtë seancë, deputetja e PD-së, Ina Zhupa thotë se kjo është një betejë për mbrojtjen e pasurisë kombëtare me qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen si trashëgimi të fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm’.

“Është një betejë për mbrojtjen e pasurisë kombëtare me qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen si trashëgimi të fëmijevë tanë dhe brezave të ardhshëm.

Atje ku është një lagunë, një liqen për gjithë qytetarët, me vlera unike për shëndetin dhe natyrën, nuk mund të kthehet në oborrin privat të vilave të oligarkëve që betonizojnë dhe shkatërrojnë çdo trashëgimi natyrore kombëtare”, shprehet Zhupa, e cila thotë se pak minuta para nisjes së përballjes para trupës së gjyqtarëve kushtetues do të mbajë dhe një deklaratë për mediat.

Kundër ligjit “Për zonat e mbrojtura”, Zhupa në

EMISIONET