Kulla: Trump nuk ngjan me asnjë president tjetër, dallohet nga komunikimi i drejtpërdrejtë
Studiuesi, Ndriçim Kulla ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku foli për primaret në SHBA dhe rikthimin e Donald Trump në garën për president. Kulla u shpreh se Trump nuk ngjan me asnjë president tjetër.
Kulla: Donald Trump më ka intriguar.
Trump është një njeri që edhe më kënaqte por edhe më frikësonte.
Shikoj se Trump është një surprizë, jo vetëm për kandidimin e tij.
Nuk është një president serial. Trump nuk ngjan me asnjë president tjetër.
Është atipik, sepse është një njeri që dallohet nga të tjerët falë komunikimit të drejtëpërdrejtë.

