Kujdesi stomatologjik falas për fëmijët, Koçiu: Mbi 42 mijë depistime në tre muajt e parë të vitit

Kujdesi stomatologjik falas për fëmijët, Koçiu: Mbi 42

Në Ditën Botërore të Shëndetit të Gojës, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu theksoi rëndësinë e shëndetit të gojës, duke sjellë këtë herë në vëmendje fëmijët, për të cilët vazhdon kujdesi stomatologjik falas.

Sipas Koçiut, tashmë janë ngritur 164 njësi dentare, 201 mjekë stomatologë dhe 36 kabinete shkollore që po sigurojnë shërbime cilësore për shëndetin oral të më të vegjëlve.

“Vetëm në tre muajt e parë të vitit janë kryer 42,090 depistime, duke ndërhyrë në kohë për parandalimin e problemeve dentare”, shprehet Koçiu.

20 Marsi është Dita Botërore e Shëndetit të Gojës, e vendosur nga Federata Dentare Botërore (FDI), që synon të rrisë ndërgjegjësimin, si dhe të tregojë rëndësinë e madhe që ka shëndeti oral në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien.

Dita Botërore e Shëndetit të Gojës është një fushatë globale për shëndetin oral për të promovuar shëndet të mirë oral për të gjithë dhe për të fuqizuar individët, që të mbajnë një gojë të shëndetshme në të gjitha moshat. 

EMISIONET