Ku është opozita? Maho: Fushata karikohet tamam 2 muaj para ditës së zgjedhjeve. Zhvillimi më i mirë ishte dalja Berishës nga arresti...
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën e zgjedhjeve parlamentare për vitin 2025.
Sipas dekretit zgjedhjet parlamentare do të mbahen më datë 11 Maj.
Për të folur se ku është opozita, i ftuar në emisionin "Drejt" me Luan Ramën, në "Ora News" ishte gazetari Armand Maho.
"Ka rrugë akoma për të bërë. Sot jemi rreth 5-6 muaj para zgjedhjeve dhe dihet që fushata karikohet tamam 2 muaj para ditës së zgjedhjeve.
Ato janë dy muajt vendimtarë që shihet se nga anon peshorja. Zhvillimi më i mirë ishte dalja Berishës nga arresti i shtëpisë.
Nuk mund t'i kërkosh shumë një partie që Kryetarin e ka në arrest shtëpie. Ai është i kufizuar në detyrat dhe funksionet e tij. E dyta ne e pamë dhe ke fjala vjen, ke prezantimi i Drejtuesve të Qarqeve. Nuk është njësoj si ta prezantoj Sekretari i Përgjithshëm dhe si ta prezantoj Kryetari i Partisë. Janë shumë element që ndërthuren në fushatë", u shpreh Maho.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË:

