Ku do ta kalojë masën e arrestit Berisha, në shtëpi apo në zyrë? Myzyraj: Nga burimet e mia...

Ku do ta kalojë masën e arrestit Berisha, në shtëpi apo

Gazetari Isa Myzyraj duke folur për heqjen e imunitetin e Sali Berishës dhe hapjes rrugë për arrestimin e tij nga SPAK dha detaje se ku do ta kalojë masën e arrestit.

Gazetari i ora News, Isa Myzyraj shtoi se ka pasur versione serioze se Berisha mund ta kryejë masën e sigurisë edhe në zyrën e tij në Selinë e PD-së.

Myzyraj: Prokuroria i ka marrë ato letra dhe i ka protokolluar e do t’i drejtohen gjykatës për të ndërruar masën në arrest në shtëpi. Pas asaj seance, që pritet të zhvillohet ditën e nesërme do të njoftohet BKH-ja dhe Policia e Shtetit të cilët do t’i drejtohen banesës së Berishës dhe nga ky moment ai nuk do të lejohet të lërë shtëpinë e tij.

Ka pasur versione serioze se Berisha mund ta kryejë masën e sigurisë edhe në zyrën e tij në Selinë e PD-së. Nga burimet tona kemi pyetur, por deri në këto momente zyra nuk i është nënshtruar ndonjë rregullime me mobilje dhe krevat. SPAK do një adresë dhe një shtëpi ku banon Berisha për të kryer masën. Ndoshta do të ishte diçka e pamundur që ta kryejë në zyrë një masë të tillë. Ai tha se do të konsultohet me avokatët tij.

EMISIONET