Integrimi në BE, Rama: Të respektojmë marrëveshjen e përfundimit të negociatave brenda 2027

Në këtë të diel, kryeministri Edi Rama ka folur në podcastin e tij “FLASIM”  lidhur me negociatat në BE dhe për Komisionin Europian, ku janë zhvilluar bisedmiet për hapjen e kapitujve të negociatave.

Rama thekson se Shqipëria dhe udhëheqësit e shteteve të tjera të pranishme në Këshillin Europian, duhet të respektojnë marrëveshjen për përfundimin e negociatave që pritet në të mbyllen në vitin 2027.

Theksova se hapja e të gjithë kapitujve të negociatave për ne përbën një inkurajim shumë të madh. Për përsërita domosdoshmërin që Komisioni Europian dhe patjetër të gjithë udhëheqësit e shteteve anëtare të pranishëm në Këshillin Europian, të respektojmë marrëveshjen për përfundimin e negociatave brenda 2027.

Duke nënvizuar se anëtarësimi i Shqipërisë edhe i vendeve të tjera të Ballkanit, të shpëjtohet politikisht. Kam nënvizuar ashtu padiskutim se Shqipëria do t’i vazhdojë reformat modernizuese dhe do t’i vazhdoj pa u lëkundur përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Jo për Brukselin, por për interesin tonë strategjik kombëtar.”-tha Rama.

EMISIONET