Kryeministri Rama merr pjesë tek homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në homazhet që po mbahen në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja. Mësohet se bashkë me Ramën, në homazhe ka marrë pjesë edhe Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari. 

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

EMISIONET