Kryemadhi takim me gratë dhe vajzat në Tiranë: Janë forca e PL! Detyra jonë t’u japim zgjidhje shqetësimeve të tyre

Deputetja e Partisë së Lirisë ka zhvilluar një takim me vajzat dhe gratë në njësinë 7 në Tiranë.
Kryemadhi shprehet se forca e partisë së Lirisë buron nga vajzat dhe gratë.
Gjithashtu shton se detyrimi i PL është t’i japë zgjidhje shqetësimeve me të cilat ato përballen çdo ditë.
"Forca e Partisë së Lirisë buron nga gratë dhe vajzat! Pasditen e ditës së sotme e kalova me gratë e njësisë 7 të cilat të palodhura punojnë dhe mbajnë e tyre me shumë përkushtim.
Gratë dhe vajzat e Tiranës por edhe të gjithë Shqipërisë janë aset, ndaj detyrimi jonë është t’i japim zgjidhje shqetësimeve që ato përballen çdo ditë", shprehet Kryemadhi.



