“Kryehorri i vë drynin parlamentit!”, Berisha thirrje shqiptarëve: Ngrihuni në mision për të çliruar vendin!

Kreu i PD-së, Sai Berisha ka reaguar nga jashtë Kuvendit pas mbylljes së punimeve të seancës plenare, duke thën♪7 se Rama i ka vënë drynin Kuvendit. 

“Një akt tipik Kim Yong Un. As Maduro nuk guxonte të poshtëronte në këtë shkallë parlamentin. Për çdo shqiptar ka vetëm një mision, shporrjen e tij 1 minutë më parë nga pushteti. Kjo është një thirrje për çdo shqiptar, të ngrihet në mision për të çliruar shqiptarët dhe Shqipërinë nga një krye hor që nuk ka asnjë dallim nga Elvis Doçi, Sulen Çela, nga një krye horr që i vë drynin parlamentit sipas dëshirës së tij. 

Opozita do të marrë të gjitha vendimet. Opozita nuk do pajtohet kurrë me këtë dhunë ekstreme ndaj qytetarëve shqiptarë.
Nuk është dhunë ndaj parlamentit, është dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë. 

Atë për ambasadorët, le të flasin vetë ambasadorët. Unë nuk kam ndërmend të bëhem zëdhënës i askujt. Por unë bëhem zëdhënës i atij populli opozitar, dhe gjithë qytetarëve, i cili shkelmohet në këtë mënyrë nga një kryehorr, kryetar i një organizate kriminale që arrin në momentin më thelbësor të historikut të parlamentit, t’i vërë drynin brenda 5 minutave."

EMISIONET