KRIIK, Malaj: Procesi i 11 majit u parapri nga konflikti politik mes kryetarëve të partive dhe që u intensifikua gjatë fushatës

Ekspertja zgjedhore nga KRIIK, Antuela Malaj e ftuar në studion e lajmeve maratonë mbi zgjedhjet parlamentare të së dielës në “Ora News”, u shpreh se fushata elektorale u parapri nga liderët kryesorë të cilët zbehën .

“Procesi zgjedhor është vazhdim i të gjitha zhvillimeve politike dhe institucionale që e paraprin atë.

Ne nuk mund të themi retorika politike, gjuha e ashpër e përqëndruar vetëm tek kryetari i partive, gjuha denigruese që ata përdorin është diçka që ndodh vetëm në fushatat elektorale, por kjo është diçka që ndodh në vijimësi në mjedisin e polarizuar politik në Shqipëri, që sigurisht intensifikohet në fushata elektorale për shkak edhe të prezencës më të lartë qoftë në takime, qoftë në rrjetet sociale, apo edhe në media.

Kështu që problematikat që vijojnë të karakterit politik janë ato të cilat i paraprijnë procesit zgjedhor.

Problematikat e tjera që lidhen me përdorimin e burimeve shtetërore në financimin e partive, me administrimin e procesit zgjedhor, me transmetimin e reklamës politike, apo të shumë elementeve të tjera vijuan edhe në këtë proces zgjedhor”, theksoi Malaj.

NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI

EMISIONET