Koti: Nuk kemi rrugë tjetër veprimi, më kanë kontrolluar edhe çantën, Garda në shërbim të PS-së
Sorina Koti, deputete e PD-së në një lidhje Skype me Ora News tha se opozitës nuk i është lënë rrugë tjetër përpos bllokimi të seancës plenare.
Ajo shtoi se sot ishte një agravim, pasi kuvendi e ka kthyer Gardën në funksion të mazhorancës duke na kontrolluar dhe penguar, një gjë që nuk ka ndodhur më herët.
Koti: Kemi qenë të detyruar që të bllokojmë seancën plenare. Qytetarët e dinë se çfarë po ndodh në kuvend, ku opozita nuk lejohet më të flasë dhe të ngrejë më komisione hetimore kur e ka të drejtë kushtetuese. Nuk lejohemi si deputetë të futemi në mbledhjet e grupit parlamentar dhe të bëjmë mbledhje normale. Mazhoranca i ka zhvilluar mbledhjet online.
Duke qenë në kushte të detyruara, se nuk na është lënë formë tjetër komunikimi me mazhorancën dhe kemi bllokuar seancat. Sot ishte një agravim, pasi kuvendi e ka kthyer Gardën në funksion të mazhorancës duke na kontrolluar dhe penguar, një gjë që nuk ka ndodhur më herët. Më është kontrolluar çanta sot dhe janë kontrolluar deputetët fizikisht, edhe pse është diçka e ndaluar me rregullore.

