Korreshi: Nuk mund të bëjmë një Reformë Zgjedhore online, duhet vullneti i shumicës së deputetëve
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi në një intervistë në Ora News foli për Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe debatet që kanë përfshirë palët politike. Korreshi u shpreh se nuk mund të bëhet një Reformë Zgjedhore online.
Korreshi: Është vënë më duket edhe në KE ka një rezolutë që nuk mund të bëhet vetëm nga njëra anë. 4 deputetë atje janë të Lulit.
47 deputetët tjerë që kërkojnë tjetër përbërje i bie që nuk dëgjohen.
Vullneti i këtyre deputetëve nuk merret parasysh.
Unë nuk e di si do vijojë, por nuk mund të bëjmë një Reformë Zgjedhore online dhe pa vullnetin e gati 50 deputetëve.
Është cështje e vullnetit të grupeve parlamentare.
Komisioni i Reformës Zgjedhore duhet ti nënshtrohet vullnetit të shumicës së deputetëve të grupeve parlamentare.

