KONVENTA E INTEGRIMIT: “Institucionet, shoqëria civile dhe ndërkombëtarët të bashkëpunojnë më tepër”

Zbatimi i ligjit, mbrojtja e qytetareve dhe funksionimi i institucioneve te pavarura mbeten çelësi i progresit europian te vendit. Në tryezën e Konventës për integrimin evropian të organizuar në Tiranë, u theksua nevoje për më tepër bashkëpunim mes shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtare për të  drejtat dhe lirit themelore te njeriut

 


Nevojë për më shumë bashkëpunim mes institucioneve, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtare për të  drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si elementi kyç për integrimin e vendit në bashkimin evropian.

Ky ishte apeli kryesor i bërë në tryezën e Konventës për integrimin evropian të organizuar në Tiranë.

Sipas Gledis Gjipalit, procesi i integrimit nuk është vetëm një çështje teknike.

“Po përpiqemi të krijojmë ura bashkëpunimi për procesin e integrimit që të sjellim problematikat qytetare në tryezat qeveritare”.

Nga ana tjetër, komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale, Besnik Dervishi e orientoi diskutimin drejt problematikave më konkrete, si mbrojtja nga diskriminimi dhe sigurinë e të dhënave personale.

“Mbrojtja e identitetit është baza dhe shtrihet në të gjitha fushat e jetës, ashtu si ligji për të drejtën e informimit që është dhe një nga kushtet e Bashkimit Evropian, por kërkon një zbatim më të gjerë”.

Gjithashtu, juristja Olta Aliaj solli në vëmendje, nevojën për forcimin e mekanizmave të mbrojtjes së grupeve vulnerabël.

“Zbatueshmëria e ligjit është një problem në Shqipëri, sidomos zbatimi i rekomandimeve të bëra nga Avokati i Popullit, Shqipëria nuk mund të ecë drejt BE-së pa garantuar që askush nuk mbetet pas”.

Shqipëria çeli të hënën edhe grup-kapitullin e fundit të negociatave. Por sfida mbetet mbyllja e tyre dhe mbrojta e të drejtave dhe liritë themelore të njeriut zënë një vend të rëndësishëm në këtë proces.

EMISIONET