Kontratat në Shëndetësi, Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Zheni Gjergji: Aferë e pastër korruptive, i kushton shtetit 450 milion dollarë
Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë Zheni Gjergji, denoncoj kontratat koncesionare në fushën e shëndetësisë, duke theksuar se ato i kanë kushtuar buxhetit te shtetit 450 milion dollare.Gjergji tha se kontratat ne shendetësi, pas inceneratorëve jan afera korruptive e dyte me e madhe ne vend, e cila detyron qytetaret te te marrin shërbimin shëndetësor me kosto të lartë dhe të pa kontrolluar.
"Auditimet e kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe hetimet e SPAK për të 4 kontratat publike në sektorin e shëndetsisë kanë treguar për shkelje të akteve ligjore dhe nënligjore, që ngrihen deri në nivelin e përgjegjësisë penale, si në fazën e përzgjedhjes dhe shpalljes së fituesit, ashtu edhe gjatë zbatimit të këtyre kontratave.