Konsituohen komisionet parlamentare/ Manja: Na pret një punë voluminoze! Nga janari, miratohen projekt-aktet e integrimit
Konstituohet Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. Në fjalën hyrëse kryetari i komisionit Ulsi Manja tha se ligjet e miratuara do të jenë në shërbim të qytetarëve dhe integrimit në BE. Manja dekalroi se këtë komision e pret një punë voluminoze nisur nga muaji janar 2026 pasi do të miratohen projektaktet e integrimit.
Manja ftoi mediat për transparencë dhe deklaroi se mbledhjet e këtij komisioni do të jenë të hapura për ta dhe publikun.
"Jemi këtu me votat e qytetarëve dhe ligjet do t’u shërbejnë qytetarëve dhe integrimit në BE. Këtë komisionin e pret një volum i madh pune pasi do të kemi edhe buxhetin. Nga janari do të kemi projektaktet e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
Dyert e këtij komisioni do të jenë të hapura për mediat, do t’iu ftoja t’i transmetonit debatet e këtij komisioni dhe mbledhjet e tij në kohë reake. Ju do të jeni partenerët tanë, pa ju puna jonë do të ngelej brenda mureve të kësaj salle.
Uroj dhe besoj se do të na shkojë mbarë edhe ne si komision edhe mediave", deklaroi Manja në fjalën hyrëse.

