''Kompania e vëllait të kryebashkiakut pësoi rritje financiare'', Hoxhaj: Veliaj dhe bashkëpunëtorët e tij kanë ngritur një skemë për kapjen e drejtësisë
Gazetari, Julian Hoxhaj në një intervistë në Ora News u shpreh se kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj me bashkëpunëtorët e tij kanë ngritur një skemë për të kapur sistemin e drejtësisë.
Hoxhaj shtoi gjithashtu se kompania e vëllait të kryebashkiakut njohu rritje të jashtëzakonshme financiare pas ardhjes së Veliajt në krye të bashkisë.
Hoxhaj: Zyrtarë të zgjedhur me votën e qytetarëve siç është rasti i kryetarit të bashkisë Tiranës, i përfshirë deri tani pa asnjë masë sigurie dhe jo zyrtarisht i pandehur për ndonjë nga çështjet, inceneratori apo ‘’5D’’ rezulton që tashmë ka kaluar atë limitin po themi që i lejon edhe morali edhe ligji dhe bën pagesa të drejtpërdrejta për shoqata ku ka interesa financiare bashkëshortja e tij.
Organizata ‘’Balkan Youth Link Albania’’ ka marrë pagesa nga bashkia e Tiranës për një shfaqje në teatrin kombëtar dhe më pas janë kanalizuar në disa pagesa të cilat janë deklaruar në fakt nga bashkëshortja e kryetarit të bashkisë në deklaratën e pasurisë së vitit 2023.
Problemi më i madh është skema se si sot Erion Veliaj, bashkëpunëtorët e tij kanë ngritur për të ndikuar dhe kapur sistemin e drejtësisë.
Familja e Veliajt duke qenë person publik duket se nuk i ka shpëtuar asaj manisë për të përfituar nga fondet publike.
Kompania e vëllait të kryebashkiakut, e cila çuditërisht pas ardhjes së Veliajt në krye të bashkisë Tiranë ka njohur një rritje të jashtëzakonshme financiare.
I gjithë fitimi i 13 viteve është akumuluar në vitin 2023 dhe vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj i ka tërhequr ato në vitin 2023.
Kjo kompani në fushatat e saj kryesore të marketingut ka biznese të cilat kanë interese gjithashtu me bashkinë e Tiranës.
Ajola Xoxa dhe e ëma e saj e kanë trashëguar atë nga babai i Ajolës dhe kjo kompani ka një problematikë.
Për gati dy dekata kjo kompani nuk ka deklaruar në QKB asnjë lloj aktiviteti.
Në vitin 2019-2020 rigjallërohet kjo kompani dhe fillon të interesohet për asetet që zotëronte.
Janë organizata që janë themeluar shumë kohë më parë dhe këto organizata janë përdorur për të promovuar njerëz që sot janë në krye të drejtësisë së re.
Kreu i komisionit të pavaruru të kualifikimit, Vettingut të famshëm është Roland Ilia një ish jurist i cili në vitin 2009 ka qenë kandidat i partisë G99 për deputet në Shkodër i dyti në listë pas Erion Veliajt.
Është njeriu që ka kaluar në Vetting kreun e SPAK Dumanin edhe pse ka dyshime se ka probleme me pasurinë e tij.