Komisioni i Posaçëm "Xhafaj", takime në Bruksel me zyrtarë të Komisionit Evropian

Komisioni i Posaçëm "Xhafaj", takime në Bruksel me

Në kuadër të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj si dhe ekspertë të këtij komisioni zhvilluan dy takime pune në Komisionin Europian në Bruksel.

Delegacioni shqiptar zhvilloi takime me Valentina Supert, drejtore për Ballkanin Perëndimor dhe Giulio Venneri, zëvendësdrejtor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore (DG ENEST), si dhe me Irena Moozová, zëvendësdrejtore e Përgjithshme për politikat e drejtësisë, sundimit të ligjit dhe barazisë në Drejtorinë e Përgjithshme për Drejtësinë dhe Konsumatorët (DG JUST), me praninë e Ambasadorit të Misionit të Shqipërisë në Bruksel, Ferit Hoxha.

Deputetja Gjonaj dhe Jonida Rystemaj, drejtuese e Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë (GENL) për shtyllën e Antikorrupsionit, prezantuan punën e deritanishme të Komisionit të Posaçëm Parlamentar në fushën e mirëqeverisjes, antikorrupsionit dhe sundimit të ligjit.

Rystemaj informoi mbi metodologjinë e ndjekur për hartimin e dokumentit analitik dhe të Planit Kombëtar të Veprimit, gjithpërfshirjen e ekspertëve shqiptarë të diasporës dhe ata ndërkombëtarë, si dhe zhvillimin e një procesi të gjerë konsultimi publik me shoqërinë civile dhe grupet e interesit, për shtyllën e Antikorrupsionit.

Përfaqësuesit e Komisionit Europian vlerësuan progresin e Shqipërisë dhe angazhimin për të çuar përpara luftën kundër korrupsionit në këtë fazë të rëndësishme të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, si dhe iniciativat për të thelluar më tej reformat ekzistuese në lidhje me përmbushjen e kritereve të Grupkapitujve të I “Themeloret”.

Ata mirëpritën vijimin e diskutimeve dhe bashkëpunimin e mëtejshëm për të përmirësuar më tej rezultatet e punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar.

Në fjalën e tij, Ambasadori i Misionit të Shqipërisë në Bruksel, Ferit Hoxha nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe vijimin e reformave në përputhje me angazhimet e shtetit shqiptar në kuadër të anëtarësimit në BE.

EMISIONET