Komisioni i Ligjeve, vizitë monitoruese në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror

Komisioni i Ligjeve, vizitë monitoruese në Shërbimin

Në kuadrin e mbikëqyrjes parlamentare, Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Klotilda Bushka, dhe anëtarë të këtij Komisioni zhvilluan një vizitë monitoruese në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror.

Piro Lutaj, Drejtor i Shërbimit Përmbarimor Shtetëror, dhe stafi i institucionit i informuan deputetët mbi ecurinë e shërbimit, sfidat dhe masat e planifikuara për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve.

Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka, nënvizoi se me ndryshimet e reja të legjislacionit në fushën e përmbarimit gjyqësor, Komisioni dhe Kuvendi presin që të përmirësohet ndjeshëm shërbimi publik në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore apo titujve të tjerë ekzekutivë në drejtim të cilësisë dhe afateve të arsyeshme, të rriten kapacitetet profesionale dhe të forcohet integriteti i trupës së përmbaruesve publikë.

Plotësimi i këtyre pritshmërive do të rrisë besimin e qytetarëve tek shërbimi përmbarimor publik, theksoi ajo.

EMISIONET