Komisioni i Etikës merr vendimin, përjashtohen me 10 ditë 5 deputetë të opozitës, Korreshi me 3 ditë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2023, 16:43
Komisioni i Etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me 10 ditë të 5 deputetëve të opozitës.
Më konkretisht, janë përjashtuar deputetët Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Gazment Bardhi.
Po ashtu, me 3 ditë është përjashtuar edhe deputeti Saimir Korreshi.
Sakaq mësohet se ndaj Lefter Gështenjës nuk është marrë masë disiplinore.

