Komisionet zgjedhore nisin punë pa PD

KZAZ vijojnë konstituimin pa PD. Korça do të ketë dy të tilla.

"Sot është konstituar KZAZ sipas afateve të përcaktuar në kodin zgjedhor, 3 muaj para 14 majit.Bashkia e Korçës do të ketë dy KZAZ. Kemi marrë bazën materiale, kemi zgjedhur dhe kryetarin.KQZ ka 8 anëtarë, 7 anëtarë me të drejtë vote dhe sekretari pa të drejtë vote. Kemi pasur anëtarët e Partisë së Lirisë, duhet të ishte dhe anëtarja e PSD që ishte te KZAZ 73, dhe anëtarët e PS. Këto janë procedura që i vendos KQZ, jemi në pritje për PD. Janë dy anëtarë që nuk ishin sot".

Në Bashkinë e Korçës mundësinë për të votuar e kanë 110.000 persona në zgjedhjet vendore të këtij viti, ndërkohë që në zgjedhjet parlamentare e kanë ushtruar të drejtën e votës rreth 45.000 votues.

KQZ  ka përcaktuar se nga 7 anëtarë, 2 do t'i kishte PS, 2 PD, 1 PL dhe 1 PSD.

Deri më tani, për shkak të ngërçit me vulën e PD në gjykatë, Partia Demokratike e drejtuar nga Berisha nuk ka komisionerë edhe pse i kanë depozituar listat e tyre. 

Edhe grupimi i Enkelejd Alibeajt i ka depozituar emrat e tyre.

Gjykata e Apelit do të shprehet me 3 mars për vulën dhe siglën e PD. Më 6 mars është edhe afati i fundit për regjistrimin zyrtar të partive politike në KQZ për garën elektorale të 14 majit, e një ditë më pas duket se KQZ do të marrë vendim për emrat e anëtarëve të KZAZ-ve.

zgjedhjet e 14 majit

EMISIONET