"Nuk ka pavlefshmëri të procesit" - Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimet e PD-së për Gjirokastrën, Lezhën dhe Kukësin

Partia Demokratike humbi betejën në shkallën më të lartë të drejtësisë për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 11 majit. Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesat e opozitës për 4 qarqe, përfshirë Lezhën, Kukësin, Gjirokastrën dhe Korçën. PD denoncoi shkelje të rënda në proces, por pretendimet u refuzuan nga PS, KQZ dhe vetë gjykata.

Beteja në shkallën e fundit të drejtësisë për të shpallur zgjedhjet e 11 majit të pavlefshme nuk rezultoi efektive për Partinë Demokratike.

Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesat e opozitës për të shpallur pavlefshmërinë e procesit në 4 qarqe dhe ripërsëritjen e votimeve në Lezhë, Gjirokastër, Kukës dhe Korçë.

Në argumentet e tyre përpara trupës prej 5 anëtarësh, opozita renditi një sërë shkeljesh që sipas tyre kanë cënuar rëndë procesin zgjedhor.

Përdorimi i administratës nga partia në pushtet, intimidimi dhe kërcënimi i votuesve si dhe përdorimi i sistemit të patronazhimit sipas përfaqësusve ligjorë të PD janë të mjaftueshme për të rrëzuar procesin, por që të gjitha pretendimet u hodhën poshtë nga PS, KQZ dhe më pas edhe nga vetë kolegji zgjedhor.

Opzita pretendoi se posta e cila ishte kontraktuar për të shpërndarë votën e qytetarëve shqiptarë në diasporë ka shkelur rëndë kontratën  në Greqi duke bërë nënkontraktim me një postë greke edhe pse këtë nuk e lejon ligji. Në këtë pikë PS tha se nuk është kolegji zgjedhor gjykata që e zgjidh këtë çështje.

EMISIONET