"Kolegët" që ia duan të mirën/ Berisha: Akuzat e SPAK ndaj Veliajt, rezultat i denoncimeve anonime nga Rama, do ta heqë qafe
Në një takim me degën Nr.7 në Tiranë, kreu i demokratëve Sali Berisha ka folur për rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Veliaj do të regjistrohet në analet e ujërave të zeza.
Sipas Berishës, zhvillimet e kësaj jave janë si rezultat i denoncimeve anonime të Edi Ramës pasi do të heqë qafe Erion Veliajn.
"Veliaj do të regjistrohet në analet e ujërave të zeza. Një njeri që e kishte imagjinuar kryeqytetin e një vendi, si një vend me budallenj që do të mund të justifikonte vjedhjet e tij prej miliona eurosh. Faktuat që Rama kishte vendos në bashki modelin 100% të vjedhjes. Shembte blloqe pallatesh në kurriz të qytetarëve për të ndërtuar kullat e tij. Denoncimi u bë nga Edi Rama se do të çlirohet nga Veliaj."

