Kishte apo jo armë efektivi? Bardhi reagon sërish: Gënjeshtrat i sajojnë aq trashë, sa edhe vetë propaganda e Qeverisë…

Kishte apo jo armë efektivi? Bardhi reagon sërish: Gënjeshtrat i

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish në lidhje me tensionet në Kuvend dhe konkretisht për rastin kur u pretendua se një efektiv tentoi t’i drejtonte armën deputetit demokrat Luan Baçi.

Bardhi: Është e njëjta Polici që tha sot se polici i Forcave Speciale nuk kishte armë brenda Kuvendit, ajo që më parë na ka thënë:

Që i ndjeri Klodian Rasha ishte i armatosur prandaj e vrau Policia e Shtetit – GËNJESHTËR,

Që i ndjeri Egli Proga vdiq se ishte i dehur dhe u rrëzua – GËNJESHTËR,

Që në Shqipëri ka zero sipërfaqe të mbjella me kanabis – GËNJESHTËR, apo

Që në protestën e 7 Tetorit nuk kishte asnjë protestues të lënduar dhe që ndodhej në spital – GËNJESHTËR, e plot e plot të tjera.

Gënjeshtrat i sajojnë aq trashë, sa edhe vetë propaganda e Qeverisë që Shqipëria është vend në lulëzim e sipër, ndërkohë që jemi të parët në Europë për numrin e qytetarëve në varfëri ekstreme.

Propaganda dhe dezinformimi nuk e mbulojnë dot të VËRTETËN! Sot shteti personal i Edi Ramës degradoi në mashtrim, për shkak se doli zbuluar ashtu siç është -shtet arbitrar policor!

EMISIONET