Kërkesa e SPAK për imunitetin e ish-zv.kryeministres/ Peleshi: Raportin tonë do e paraqesim në seancën e 12 marsit

Kërkesa e SPAK për imunitetin e ish-zv.kryeministres/ Peleshi:

“Sipas rregullores, Grupet parlamentare janë të detyruara brenda dy javësh të paraqesin raportin. Palët në Këshillin e Mandateve me opinionet e tyre duhet të paraqiten raportin brenda dy javësh. Raporti duhet të përmbajë mendimet e të gjitha palëve. Kemi vendosur në këshill dy relatorë.

5 deputetët e opozitës e kanë paraqitur raportin ndërkohë deri më 9 mars bëhen dy javë, brenda së cilës përfaqësuesit e maxhorancës janë të detyruar të sjellin raportin.

Në seancën e radhës, 12 mars, do të paraqitet raporti në atë seancë. 9 është afati për të paraqitur raportin, dhe sipas rregullores, në seancën e radhs është 12 mars.

Afati 3 mujor është 16 por para asaj date kemi një seancë. Në lidhje me pretendimet e disa deputetëve në lidhje me ndryshimet në rregullore, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nuk ka procedurë të përshpejtuar, kemi disa propozime nga grupi i PS, që do të ndjekim procedurën normale, janë paraqitur pranë Këshillit të Mandateve, janë mirëpritur të gjithë deputetët të sjellin sugjerimet e tyre. Do të ftoj në ditët në vijim kryetarët e grupeve parlamentare për të shkëmbyer mendime për këto propozime,” tha ai.

 

EMISIONET