''Kemi bërë draft ligjor të kompletuar'', Sefa: Nëse PD do ecte me atë paketë, do kishte rezultat më të mirë
Avokati, Indrit Sefa i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se punën në komisionin e reformës zgjedhore e morën me shumë seriozitet.
Sefa: Unë kam qenë ekspert i PD në komisionin e Reformës Zgjedhore.
Ne kemi bërë një draft ligjor të kompletuar duke filluar nga të gjitha ndalimet e përdorimit të burimeve njerëzore e të gjitha me radhë.
Votim e rinumërim elektronik, depolitizim i administratës zgjedhore.
Votim jo me postë i diasporës por votim fizik.
Ne thoshim që të gjithë shqiptarët të votojnë në mënyrë të njëjtë.
Të jenë të barabartë përpara ligjit. Të gjithë atë punë që kemi bërë unë bashkë me kolegët e mi se kemi qenë shumë kolegë.
Ne e morëm me shumë seriozitet në komisionin e reformës zgjedhore.
Ne ngritëm një grup pune me jurist.
Ato katër pikat që dilte atëherë PD që ishte Shqipëria një zonë zgjedhore, votim elektronik, depolitizim i administratës, lista 100% të hapura ishin pjesë dhe fryt i kësaj pune.
Nëse PD do ecte me atë paketë ligjore, sot unë nuk po them që do fitonte por do kishte rezultat shumë herë më të mirë.

