"Këmbanë e tmerrshme alarmi" Dedaj: Për vota të vjedhura opozita s'ka ku ankohet, si hapen askund dyert

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar në "Drejt" në RTV Ora deklaroi se situata ku gjendet PD sot është një këmbanë alarmi pasi edhe për akuzën për vota të vjedhura nuk ka se ku të ankohet.

"Habitem për lidershipin që ka krijuar forca më e madhe opozitare sic është PD. Edhe unë mendoj se këto zgjedhje janë manipuluar por problemi është ku troket Berisha,. Nëse në 2021 Basha dinte ku trokiste. Sot absurditeti më i madh është se këto edhe të vjedhin por ske ku të ankohesh, as OSBE ODIHR asnjë. Kjo është një këmbanë e tmerrshme alarmi. Një situatë surrealiste që spo e kap as lidershipi i PD.

Dedaj pohoi se PD nuk mund të shkatërrohet nga tekat e një individi.

Nuk mund të lejohet që për tekat e një individi të shndërrojë një pjesë të shoqërisë shqiptare si mantitudë për interesat e tij brenda PD. PD lindi si një forcë euroatlantike dhe nuk mund ta ndryshojë pavarësisht një lidershipi që po vazhdon ti bjerë murit me kokë dhe kjo është e patolerueshme," tha ai.

 

EMISIONET