Kasmi: Të gjitha shtyllat kanë rënë, Shqipëria nuk ka më shtet por vetëm një sundimtar

I ftuar në emisionin “Drejt në Ora News” ishte gazetari Bledi Kasmi, i cili analizoi gjendjen politike dhe shoqërore në vend, duke theksuar se shtyllat e një shoqërie të shëndetshme janë shembur dhe opozita nuk ka më vlerë reale.

"Pse kemi arritur në këtë pikë? Që ti nuk komunikon dot në mënyrë normale.

Nuk transmeton dot një mesazh, qoftë politik, qoftë shoqëror, në një ambient social. Nuk arrin dot. Pse? Sepse i kanë rënë të gjitha shtyllat që mbajnë një shtet dhe një shoqëri.

Ti kishe dikur media, ishin 50 me 50, e transmetoje diku mesazhin, jepej, shfryhej diku, dilte diku.

Ti kishe dikur një parlament, sot ke një parlament me 83, 84 deputetë ku opozita ekziston vetëm si nocion opozite, po nuk ka asnjë vlerë.

Nuk ka asnjë vlerë mesazhi politik apo qëndresa që bën opozita aty sa i përket rezultatit politik.

Absolutisht nuk ka asnjë vlerë. Ka adresuar një sërë të drejtash kushtetuese që i ka pasur, komisione hetimore pa fund, nuk ekzistojnë më.

Është sfumuar kjo e drejtë.

Ne kemi pasur të drejtën për t'u zgjedhur dhe për t'u, për të zgjedhur. Një nga të drejtat themelore që fituam mbas vitit '90. Pra fituam zgjedhjet. Sot e kemi të drejtën për t'u zgjedhur dhe për të zgjedhur?

Pikërisht janë këto arsye që ne, ne na bëjnë që ne, kanë rënë këto shtylla që e mbajnë një shoqëri.

Ne sot nuk kemi as qeverisje, nuk kemi as pushtet, nuk kemi as shtet. Ne kemi një sundimtar. Dhe ne përballë sundimtarit jemi të gjithë, hajde ta gjejmë veten ku jemi.

Pra nuk sillemi si një shoqëri e civilizuar që ka institucionet, ka rregullat, ka pushtetet e ndara", u shpreh Kasmi.

Ndiqni emisionin e plotë:

EMISIONET