Kasmi: 33-vjetori e gjen PD-në në opozitë të gjatë, jemi në pikën si para ’90, drejton një parti shtet
Në një intervistë për Ora News, kryeredaktori i RD-se, Bledi Kasmi u shpreh se 33-vjetori i themelimit të PD-së e gjen këtë forcë opozitare në opozitë për fatin e keq në një opozitë të gjatë.
Ai shtoi se ajo fitore që u arrit në 11 dhjetor 1990 po kërkohet që të shkatërrohet sepse vendi është kapur nga një regjim dhe nga një parti-shtet.
Kasmi: 33-vjetori i themelimit të PD-së e gjen këtë forcë opozitare në opozitë për fatin e keq në një opozitë të gjatë dhe plot problematike dhe një opozitë e cila për shumë kohë është tradhtuar nga ai që e ka drejtuar. Kjo ka sjellë shumë koste dhe këto po i paguajnë të gjithë shqiptarët.
Kostoja më e rëndë është boshatisja e Shqipërisë që nuk është parë në asnjë spastrim etnik në asnjë shtet tjetër. Brenda 10 vitesh janë larguar rreth 1 milionë shqiptarë. Ajo fitore që u arrit në 11 dhjetor 1990 po kërkohet që të shkatërrohet sepse vendi është kapur nga një regjim. Jemi në pikën zero sepse është instaluar një pari shtet që i ka të gjitha pushtetet në dorë.