KARTOLINA E VLERËSIMEVE PËR SHQIPËRINË/ Kryeministri veçon çeljen e grupkapitujve me BE dhe samitin në Tiranë

Çelja e të gjithë grupkapitujve të negociatave me Bashkimin Europian dhe samiti i liderve të Ballkanit Perëndimor- Plani i rritjes së BE, mbajtur në Tiranë ishin ngjarjet që kryeministri Edi Rama kishte zgjedhur për të vecuar në shenimet e javës që lamë pas.

Aty kreu i qeverisë, risoli qënfrimin e komisioneres së zgjerimit Marta Kos dhe Ministres daneze për Çështjet Europiane Marie, që teksa vlerësojnë vendin tonë për arritjet, shfaqen të habitura me progresin e shpejtë.

Vendosmëria është ajo që kryeministri theksoi nga Brukseli.

Por jo më pak i rëndësishëm ishte samiti për planin e rritjes, i cilësuar si një urë për integrim në tregun e përbashkët europian.

Teksa përshëndetin në gjuhën shqipe, eurokomisionerja Kos, u shpreh e bindur në integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Qeveria shqiptare synon mbylljen e të gjithë grupkapitujve deri në vitin 2027 dhe integrimin e plotë deri në vitin 2030

 

EMISIONET