Kalaja: Sot, o je me opozitën, me Berishën në mbrojtje të Tiranës, o je me dushmanin!
Nga fjala e avokatja Adriana Kalaja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit mbajtur sot në protestën që po zhvillohet përpara bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit galopant.
“Ai që sot shpreh mbështetjen në krah të Dumanit dhe gjithë Dumanëve, të cilët luftojnë opozitën, Sali Berishën, opozitarët, qendrestarët e këtij vendi, janë në krah të krimit, të Erion Veliat, në krah të Ramës. Nuk ka asnjë dallim tashmë.
O je me opozitën, o je me PD, me Sali Berishën, që do të thotë je në mbrojtje të interesave të Tiranës dhe Shqipërisë, o je me dushmanin, pushtuesin më të madh të shqiptarëve, sepse është për të mbrojtur interesat e qytetarëve, që duhet të arrestojë e procedoje njerëzit që shkelin ligjin. Përveçse nuk bëjnë asgjë edhe kur ua çojmë të gatshme, bëjnë indiferentin."
