Kalaja: Redi Molla mbante tre pozicione, do bënte auditimin e kompanisë ku ishte vetë administrator
Juristja dhe kryetarja e komisionit të apelimit në PD, Adriana Kalaja në një lidhje ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Redi Molla mbante tre pozicione dhe se do bënte auditimin e kompanisë që ishte vetë administrator.
Kalaja: Si në të gjithë rastet e tjera ku kemi bërë 47 raste të denoncimeve të tjera deri në momentin që flasim, i gjithë informacioni ka ardhur nga punonjës të këtyrë institucione dhe rasti i fundit është po i tillë.
Ishte shtatori i 2020, dhe kishim filluar atë betejën ligjore.
U mor një vendim në këshillin bashkiak, ku flitet vetëm për procesin e rindërtimit për shkak të pasojave të tërmetit.
Ndërkohë që kjo shoqëri regjistrohet në qendrën kombëtare të biznesit si një shoqëri anonime, sepse objekti i aktivitetit fillonte që nga projektimi shit blerje e pasurisë së paluajtshme, dhënie me qera, që në fakt pot a vendosje në aspektin që kryen bashkia në Tiranë ishte non sens.
Redi Molla në këtë kohë mbante tre pozicione, ishte drejtues i UKT-së, ishte administrator i kësaj kompanie do bënte edhe auditimin e kompanisë që ishte vetë administrator.

