Kadilli: Veliaj nuk përshkallëzon dot ndaj Ramës, izolimi në burg e ka bërë të mos i masë mirë sjelljet
Përmes një interviste në Ora News, ish-deputeti i PD-së Fatbardh Kadilli tha se kur Veliaj ka tentuar të bëjë gjërat e tij, në asnjë rast kur Rama i është kthyer nuk kam parë që Veliajt të përshkallëzojë.
Kadilli: Gjithçka është e lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në Amerikë dhe pritshmëri të pabazuara dhe deri diku të justifikuar nga Trumpi, një mit që të ngrinte opozita që ndryshuan gjërat. Prandaj opozita tregoi një triumfalizëm përballë SPAK-ut dhe Rama u vu përballë tij kur u arrestua Veliaj në detyrë. Po ashtu pritej dhe pretendohej se Veliaj ishte trashëgimtari i Ramës.
Kjo e bëri Ramën që t’i sulej SPAK-ut. Mungesa e një ambasadori nga ShBA-ja krijoi edhe një lehtësi nga palët politke që i tremben SPAK-ut. Gabimi është në thelb; investimi për një sistem drejtësie nuk është çështje presidentësh, sepse ka nisur me demokratët dhe ka vazhduar me Trumpin. Problemi i politikës shqiptar është raporti me elektoratin dhe ligjin, dy aspekte ku klasa shqiptare është e dështuar.
Në asnjë rast nga përvoja politika kur Veliaj ka tentuar të bëjë gjërat e tij, në asnjë rast kur Rama i është kthyer nuk kam parë që Veliajt të përshkallëzojë. Isha i bindur që do të kthehej në atë sjelljen e tij klasike. Ndoshta në situatën ku ndodhej kuptoi një destibalizm të tij. Situata e tij ne izolim e bën që të mos i masë mirë sjelljet e tij.