(JO) DEBAT PËR IPARD-IN QË HETON SPAK/ Mazhoranca e opozita “luftë politike” për lekët e BE për bagëti e bujqësi

Debati për fondet IPARD në Kuvend u kthye në përplasje politike, ku mazhoranca rrëzoi kërkesat e opozitës për interpelancë me argumentin se çështja është nën hetim nga SPAK. Opozita kërkon llogaridhënie për abuzimet e dyshuara, ndërsa hetimet për fondet e BE vijojnë.

Debati dhe akuzat për abuzime dhe korrupsion u rikthyen në Kuvend ndërsa mazhoranca me shumicë votash rrëzoi kërkesat e opozitës për interpelanca me ministrin e Bujqësisë për fondet e IPARD, me argumentin e cështjesh nën hetim nga Prokuroria e Posacme.

E përballë këtij votimi, demokratët theksuan nevojën e një llogaridhënie, për fondet që i janë mohuar fermerëve shqiptarë, teksa akuzuan për shtrembërim të kushtetutës.

Xhelal Mziu: Po shtrembëroni kushtetutën.... nuk kërkuam të bëhemi prokurorë...

Deputeti demokrat Xhelal Mziu si kërkues i përballjes me ministrin theksoi rënien e punësimit dhe kontributit të këtij sektori në ekonominë e vendit dhe nevojën për ndërhyrje e mbështetje.

Ndërsa bujqësia është një nga fushat për të cilat Shqipëria duhet të punojë më shumë për integrimin në BE, kreu i grupit të PS foli për progres dhe miratim të raportit në maj apo qershor.

Belind Këlliçi në përgjigje theksoi hetimet në vendet fqinje për fondet e IPARD e heqje imuniteti, ndërsa shtoi se Shqipëria është larg kushteve të BE.

Këlliçi: Në Greqi, disa deputetëve iu hoq imuniteti sepse kishin vjedhur fondet e BE-së. Mashtroni hapur këtu, thoni se Shqipëria është afër BE-së. Po ju jeni skandal me standardet që kërkon Brukseli. Marta Kos përmendi Malin e Zi, përmendi Islandën, përmendi Moldavinë, por jo Shqipërinë.

SPAK ndërkohë është në fazën njohjes me akuzat të të dyshuarve në hetimin për abuzime me fondet e BE për bujqëinë përmes programit IPARD, cështje për të cilën është marrë në pyetje edhe ish ninistrja e Bujqësisë, Frida Krifca

EMISIONET