JASHTË NJË E KATËRTA E DEPUTETËVE! 36 parlamentarë as në listat e PD-së e as në të PS-së! 47 ligjvënës aktualë në listë të hapur
36 deputetë aktualë nuk janë përfshirë as në listën e PS dhe as në PD në sfidën për t’u rikthyer në Kuvend. Ndërkaq janë 47 parlamentarë që do të synojnë të rifitojnë mandatin në garën e hapur mes 233 emra të rinj dhe ish deputetë të legjislaturave të mëparshme
Me listat e regjistruara mesnatën e së mërkurës, PS dhe PD kanë renditur 92 deputetët e konsideruar në listat e sigurta, ku një pjesë e madhe janë emra të rinj.
Janë 24 deputetë aktualë të socialistëve që nuk do marrin pjesë në sfidën e 11 majit dhe 12 nga PD-ja, duke e çuar emrin në 36 gati 1 e katërta e Kuvendit aktual, edhe pse një pjesë e tyre u renditën në partitë e vogla.
Ndërkaq janë 280 emra të tjerë që në garën e hapur do të mbledhin sa më shumë vota në tentativë për të marrë një nga 48 mandatet në listën e hapur.
Mes tyre janë 13 parlamentar nga e djathta dhe 34 nga e majta që në fushë do të zbresin për të fituar vetë rikthimin në kuvend.
Tirana ka peshën më të madhe aty ku PD ka vendosur 7 deputetë dhe pesë ish parlamentarë me peshë të rëndësishme por edhe Ilir Alimehmetin i cilësuar si një nga figurat e forta në selinë blu.
Nga ana tjetër PS në listë të hapur ka 16 deputetë dhe 3 ish-parlamentarë, dy prej të cilëve të marrë nga opozita, por aty janë dhe disa prej ministrave
Në Elbasan gara e hapur përfshinë 4 deputetë aktualë në të majtën dhe vetëm një nga e djathta, të tjerët konsiderohen emra të rinj, por që kanë pasur ose kanë funksione zyrtare.
Në Fier janë dy deputetë nga PS-ja, ku një i përkiste PDIU-së dhe nga opozita vetëm një ish deputete e të tjerët kanë dalë nga propozimet e degëve
Në Durrës, në garë për të dalë të parët në listën me 12 emra do e kenë dy deputetë aktualë të majtë dhe 1 nga PD në garë.
Në Vlorë, PS ka përfshirë dy deputetë të konsideruar emra të fortë Damian Gjiknurin dhe Vullnet Sinën, ndërsa PS ka vetëm një ish deputete mes emrave të rinj
Në shkodër mes 11 emrave në listë të hapur PD sfidon edhe me Bardh Spahinë e Ludovik Hasanin, ndërsa PS rendit edhe dy deputetë aktual.
Edhe në Korçë si PS dhe PD kanë nga dy deputetë aktual që duhet të mbledhin vota për tu kthyer sërish në parlament.