Iu komunikua akuza nga SPAK, Monika Kryemadhi: Firmosëm që s’jemi dakord, nënën time e kanë quajtur ‘pastruese’ sepse...

Monika Kryemadhi foli sot për mediat jashtë ambienteve të SPAK.
Kryemadhi u paraqit sot për njohjen e akuzës në SPAK.
Ajo tha se firmosi që nuk është dakord me akuzat dhe se për këtë ajo do të ndjekë gjithë procedurat e parashikuara nga ligji.
Më pas Kryemadhi tha se SPAK e ka quajtur nënën e saj ‘pastruese’.
“E kanë quajtur pastruese, sepse mamaja ime më ka ndihmuar mu për të pastru veprën penale, pastruese e kanë quajtur.
Mamaja ime ka blerë shtëpinë e vetë dhe pretendohet se ka blerë shtëpinë me paratë që i kam dhënë unë”, tha Kryemadhi.

