Ish-ministri i Albin Kurtit emërohet drejtor i Portit të Durrësit

Ish-ministri i Albin Kurtit emërohet drejtor i Portit të Durrësit

Ora News mëson duke iu referuar burimeve se Liburn Aliu ish ministri i infrastrukturës së Qeverisë Kurti është emëruar drejtor i Portit të Durrësit me firmë të Ministres Balluku.

I pyetur nga Ora News Liburn Aliu ende nuk është përgjigjur.

Liburn Aliu dha dorëheqje më 27 gusht të këtij viti nga posti i ministrit, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit.

Në një postim gjatë verës, Aliu kontestoi zgjedhjen e Bashës në krye të Kuvendit dhe theksoi se ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij.

EMISIONET