Ish-deputeti Gerti Bogdani ndërron jetë nga infarkti, Kuvendi ndërpret aktivitetet, shtyhet seanca për mandatin e Vullnet Sinajt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shtator 2024, 13:23
Ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani pëson arrest kardiak. Burime thanë se ish-deputeti ka pësuar arrest kardiak në hotel Rogner në Tiranë.
Deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur mbledhjen dhe janë nisur me urgjencë në QSUT, ndërsa Këshilli i legjislacionit me kërkesë të Gazment Bardhit vendosi shtyrjen e seancës për shqyrtimin e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sula.
Si Bardhi ashtu edhe kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali shprehën ngushëllimet e tyre për ndarjen papritur nga jeta të Gert Bogdanit.



