Investigimi i RAI-3/ Ramës i përgjigjet drejtuesi i "Report": Gjithçka që thamë është në letra

Investigimi i RAI-3/ Ramës i përgjigjet drejtuesi i

Reagimit të kryeministrit shqiptar pas hetimit për qendrat e pritjes së emigrantëve, i është përgjigjur prezantuesi i programit ‘Report’ në RAI 3, Sigfrido Ranucci.

Ky i fundit, është shprehur se, gjithçka që është thënë në dokumentarin për qeverinë e Edi Ramës dhe marrëveshjen me Giorgia Melonin është mbi bazën e dokumenteve.

Në raportin e raportit Engjell Agaci, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, ‘konfirmoi me fakte atë që thamë’, shprehet prezantuesi Sigfrido Ranucci.

‘Në email-in e përgjigjes nga Agaci, të cilit i kishim kërkuar disa fakte, ai konfirmoi se ishte avokat i disa trafikantëve të drogës dhe se kishte kontribuar që kur ishte këshilltar ligjor i Ramës, në zbatimin e protokollit’, tha gazetari.

‘Në fund të fundit – shton ai – versioni që u përdor për konsulencë, gjeneral Lisi ua dha direkt mikrofonave tanë’. ‘Gjithçka që thamë është në letër dhe është nga një burim dokumentar’, përfundon Ranucci, duke bërë të ditur se të dielën e ardhshme programi do t’i rikthehet çështjes.

EMISIONET