INVESTIGIMI I BIRN/ Ku u gjetën 220 mijë dollarët kundër SPAK-ut në SHBA?

Nga mediat u raportua se studiot e lobimit të Erion Veliajt ishin paguar rreth 220 mijë dollarë për të bërë shkrime, për të bërë raporte, e-maile dhe takime për të sulmuar drejtësinë, kryesisht në mënyrë të drejtpërdrejtë kundër SPAK-ut.
Objekti i sulmeve ka qenë prokurori Ols Dado, i cili së bashku me Altin Dumanin kanë hetuar dosjen e Erion Veliajt.
Nuk po u hyjmë mashtrimeve që shkruhen nga e-mailet e Erion Veliajt, pasi historia e Griseldës së famshme të Kavajës tashmë dihet, por le ta kujtojmë pak si ngjarje.
Në atë kohë, në vitin 2011, ndodhi një ngjarje. U përhap lajmi në media fort dhe tërë ndërkombëtarët, se ishte rrëmbyer bashkëshortja e kryebashkiakut të Kavajës, ishte përdhunuar e ishte nxjerrë fëmija, krim makabër.
U bënë e-maile, raporte në Bruksel, kudo, dhe e-mailet i bënte Erion Veliaj. Ngjarja doli që ishte një manipulim. E mori Erioni për dore Edi Ramën dhe në shtëpinë e Elvis Roshit në atë kohë, për ngjarjen makabre që kishte ndodhur.
Doli që ishte një mashtrim, një sajesë, si këto që bën sot Erion Veliaj duke çuar te senatorët amerikanë, gjoja për shtesat që ka kërkuar prokurori Ols Dado, të cilat, në fakt, edhe shtesën dhe refuzimin e kryebashkiakut, prej 150 ditësh ne e kemi kërkuar, por nuk publikohet.
Personi që paguan paratë është Arbër Veliaj, i cili është nën hetim nga SPAK-u. Ai e ka pranuar dhe publikisht.
Pyetja është e thjeshtë. Nga vijnë këto para? Cili është burimi i tyre?
Janë para kompanish, si “One” për shembull, që e paguan miliona euro Arbër Veliajn për reklamën, dhe nga ana tjetër kompania ka përfitime në Bashkinë e Tiranës? Fiton tenderë, zyrtarë të saj marrin emra rrugësh, etj.
Ka burime të tjera parash, që vijnë nga përdorimi i aseteve të Bashkisë Tiranës me lejen e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj? Siç është për shembull, dhënia në përdorim e pronave publike të bashkisë për evente të ndryshme, për të reklamuar, për t'u përdorur nga persona të tretë që më pas kalojnë nga Arbër Veliaj?
Sepse vëllai i kryetarit të Bashkisë së Tiranës ka marrë një kompani në vitin 2015 që xhiron e kishte thuajse hiç dhe sot qarkullon miliona euro. Nga erdhi kjo rritje kaq e madhe për ta bërë kompaninë "Gogel" nga më kryesoret në vend? Ajo mori dhe reklamuesit më të mëdhenj të vendit, kompanitë e fuqishme, të cilat direkt apo indirekt ishin në lidhje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Pra, është e thjeshtë nga vijnë këto 220 mijë dollarë. Nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, i cili direkt apo indirekt me postin që ka mbajtur, ka kanalizuar para te vëllai i tij, siç e theksuam, edhe nëpërmjet kompanive të mëdha siç përmendëm rastin e “One”-it, edhe nëpërmjet dhënies së të tretëve të ambienteve publike me qira dhe shfrytëzimin në sipërfaqe apo përdorim reklamash me vlera shumë të ulëta, ndryshe nga sa është realiteti publik që e kanë parë të gjithë.
Dhe këto vijnë nga posti që ka mbajtur Erion Veliaj. Pra, nuk ka qenë vetëm kryebashkiaku i gruas, ka qenë dhe kryebashkiaku i vëllait të tij. Që sot, me paratë që ka fituar në vite, lobon në SHBA 220 mijë dollarë dhe paguan kundër SPAK-ut për të bërë lobim në Departamentin e Shtetit, Senat dhe institucione të tjera ndërkombëtare. /CNA


